ERDOGAN KUNDËR KINËS, RUSISË DHE IRANIT

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, u rizgjodh në krye të Partisë në Pushtet, Për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai arriti ta sigurojë postin për herë të tretë dhe të fundit, në Kongresin Vjetor të Partisë. Pranvera Arabe dhe kriza ne Siri kanë ndikuar që Turqia të shihet si një aktor i rëndësishëm rajonal.

Erdogan, një nga mbështetësit kryesorë të kryengritësve sunitë në Siri, ka kritikuar Rusinë, Kinën dhe Iranin për mbështetjen e tyre ndaj qeverisë së Damaskut.

”I kthehemi Rusisë, Kinës dhe bashkë me to edhe Iranit. Ju lutem, mendoni dhe një herë për pozicionin tuaj aktual, pasi historia nuk do të falë të gjithë ata që janë vënë në krah të regjimeve të egra!”, ka thënë Erdogan.

Këto tri shtete kanë mbajtur qëndrim të përsëritur në OKB, duke e quajtur ‘si të palogjikshme’ dhe ‘kundër sovranitetit’ ndërhyrjen në Siri, me gjithë presionet e forta të shteteve të mëdha si: SHBA-ja, Anglia, Gjermania etj, për sanksione të forta ndaj Sirisë. Ndërkohë Assad përflitet se blen armë nga Rusia.kohaislame

Artikulli paraprakVETËVRITEN DY PERSONA
Artikulli vijuesSHBA, konkurs për sistemin e ardhshëm kriptografik