Kryetari rus Vladimir Putin ua ka tërhequr vërejtjen Rumanisë e Polonisë se mund të gjenden nën rrezet e veprimit të raketave ruse sepse kanë vendosur elementë të mbrojtës raketore të cilat Moska i konsideron të rrezikshme për sigurinë e saj.
Putin ka publikuar një kumtesë shumë të rreptë lidhur me mburojën raktetore duke thënë se “Moska disa herë ka lajmëruar se do të miun të ndërmerret hapa hakmarrës porse Washingtoni dhe aleatë të tij e kanë injoruar këtë vërejtje”, njoftojnë medie ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
“Nëse në Rumani nuk e kuptojnë se ç’do të thotë gjendesh në pozitën e zjarrit,atëherë që sot jemi të detyruar të marrim masa të caktuara për ta garantuar sigurinë tonë”, ka thënë Putin në konferencën e shtypit mbajtur në Athinë.
“Kemi thënë disa herë se do të jemi të detyruar të përgjigjemi. Askush nuk dëshiron të na dëgjojë… askush nuk do të bisedojë me ne” , ka thënë Putin duke shtuar se “për sa i përket Krimesë, mendojmë se kjo është e mbyllur përgjithmonë dhe Rusia nuk do të bisedojë kurrë për këtë temë.