Polonia rrezikon votën në BE

Attribution - Non Commericial - No Derivs Creative Commons © European Union 2013 - European Parliament ---------------------------------------- Pietro Naj-Oleari: European Parliament, Information General Directoratem, Web Communication Unit, Picture Editor. Phone: +32479721559/+32.2.28 40 633 E-mail: [email protected]

Zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen ka deklaruar se, BE mund të “ngrijë” të drejtën e votës të Polonisë, nëse ky vend nuk ndërron kurs dhe angazhohet për respektimin e shtetit të së drejtës.

“Qeveria polake ka arritur limitin me politikat e saj. Nuk mund të bëjmë kompromise për shtetin e së drejtës, ose e respekton ose jo. Nëse nuk e respekton, Europa nuk mund të heshtë”, ka deklaruar Katainen.

Numri dy i KE i ka varur shpresat tek kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pritet të takohet me liderët polakë në Varshavë.

Ai ka shprehur besimin se, Merkel do të arrijë të bindë delegacionin polak që “të ndjekë vlerat bazë mbi të cilat Bashkimi dhe Europa janë ndërtuar”.

Polonisë mund t’i hiqet e drejta e votës në BE nëse të gjitha vendet anëtare do të jepnin një opinion pro kësaj mase ndëshkuese.

Artikulli paraprakEmërohen gjykatësit ndërkombëtarë të Gjykatës Speciale
Artikulli vijues“The Telegraph”: Berati, qyteti i dytë më i bukur në Europë