Maqedonia është e gatshme të pranojë ndihmë nga Bullgaria lidhur me sigurimin dhe kontrollin e kufirit të saj jugor për shkak të fluksit të refugjatëve, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski, transmeton BGNES.
“Secili partner evropian është i mirëseardhur, e kjo e përfshin edhe Bullgarinë si fqinj i ynë në procesin e integrimit evroatlantik. Ashtu që, po “jemi të gatshëm të pranojmë ndihmë bullgare), deklaroi Poposki në pyetjen në margjinat nga takimi i dytë joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Procesit për bashkëpunim në EJL.
Lidhur me pozitën e Shkupit për propozimin e Hungarisë që kufiri jugor i Maqedonisë dhe i Bullgarisë të konsiderohet si kufi i jashtëm i Bashkimit Evropian, Poposki u përgjigj se shpreson se Greqia do të arrijë ta kontrollojë kufirin e jashtëm të BE-së.
“Ne ende shpresojmë se Greqia do të arrijë ta kontrollojë kufirin e jashtëm të BE-së, ashtu që ne angazhohemi që plani A të arrihet”, thotë Poposki.
Plani B, është në të vërtetë, propozimi i parashtruar nga Hungaria, pasi Budapesti dhe vendet tjera dyshojnë në aftësinë e Greqisë që ta kontrollojë fluksin e migrantëve.