Poroshenko shkarkon ambasadorin në SHBA

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka shkarkuar ambasadorin e tij në Shtetet e Bashkuara, mandati i të cilit në Uashington ka nisur gjatë udhëheqjes së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.
 
Poroshenko nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për shkarkimin e Oleksandr Motsykut.
 
Ky i fundit ka shërbyer si ambasador i Ukrainës qysh në qershor të vitit 2010.
 
Shtetet e Bashkuara kanë qenë aleate të Kievit pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014.
 
Mediat në Ukrainë kanë spekuluar se Valeriy Chaly, zëvendësshef i administratës së Poroshenkos, mund të zëvendësojë Motsykun.kohaislame
Artikulli paraprakOfrohet Zgjidhje për Patent- Shoferët e Skaduar
Artikulli vijuesZyrtare: Klopp largohet nga Dortmundi