Postimi bëhet hit: Ice Cube është ‘terroristi sirian’

Faqet e grupimeve të ekstremit të djathtë në vendet e Europës Perëndimore janë të mbushura me spekulime se terroristët po pushtojnë Europën pasi po vijnë të maskuar si emigrantë.

Por Micky Williams vendosi t’u përgjigjet me një meme, e cila është përhapur dhjetëra mijëra herë.

Ajo tregon këngëtarin dhe aktorin Ice Cube si “terroristin sirian”.

Fillimisht ai shihet duke u ‘arratisur’ nga Siria me një kajak.

Më vonë shihet me një automatik në dorë në krah të rapper-it B-Real, ndërsa shprehet gati për “luftë”.

“Thjesht fantastike”, shkruan një komentues.

Artikulli paraprakPleqtë e braktisur nga familja (Video)
Artikulli vijuesFotoreportazh: Ky është kontinenti i gardheve