Tërmet me magnitudë 4.8 ballë trondit Shqipërinë, epiqendra në Maqedoni

Një tërmet tronditi Shqipërinë juglindore, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë dhe fshatrat përreth, rreth orës 18:35 minuta.
Tërmeti në Tiranës arriti shkallën 4.8 ballë, ndërsa në Maqedoni, aty ku ishte edhe epiqendra lëkundjet shkuan në 5.1 ballë të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë më tepër në pjesën juglindore të Shqipërisë, ndërsa thellësia ka qenë 10 kilometër në tokë.
Raportohet se lëkundjet janë ndierë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme.

Shqipëria bën pjesë në zonën sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodrës, Shqipëria Perëndimore, zona Korçë-Ohër-Peshkopi, me vija aktive në Lushnje, Elbasan, Dibër dhe Vlorë, Tepelenë-Ersekë).

Artikulli paraprakTë paktën 60 mijë sirianë të vdekur në burgjet e regjimit?
Artikulli vijuesMinistri anglez: Ballkanasit do të vërshojnë Anglinë nëse nuk dalim nga BE