Lufta është instrument i politikës (bëhet për interesa strategjike, për pasuri tokësore e nëntokësore, etj) sepse siç thotë, juristi i shquar amerikan, Francis Paiker Yockey, “është fryma e politikës ajo që përcakton formën e luftës dhe forma e luftës pastaj ndikon në zhvillimin e politikës”.
Politikanët, gjithmonë format e luftës për zhvillimin e politikës së tyre i bëjnë në emër të një kauze, të një ideologjie, të një doktrine politike apo fetare, etj., dhe pastaj për realizimin e tyre nuk zgjedhin mjete, viktimizohen mizorisht fëmijë, gra e burra të pafajshëm, kështu siç po ndodhë këto ditë në Aleppo të Sirisë!
Kjo luftë e përgjakshme që po zhvillohet në Siri dhe në shtetet tjera të Lindjes së Mesme, kam frikë se, nuk do të ndalet, deri sa të arrihen synimet e planifikuar (nafta, uji etj) nga faktorët kryesor politikë: SHBA-Rusi…,në këtë pjesë të botës!
POLITIKA E PLANIFIKUAR NGA OLIGARKËT MILIARDERË!
Një analizë për këndelljen tonë në këtë drejtim e kam shkruar më 03. 03. 2014, dhe ju ftojë ta lexoni nëvazhdim:
Për mendimin tim, historia është si një lum i madh, që rrjedh brenda shtratit, dhe sipërfaqja e tij prezanton një histori të datave, luftrave, të traktateve, marrëveshjeve, të mbretërve, presidentëve, gjeneralëve, të politikës nëpërgjithësi, dhe krejt kjo është një histori zyrtare të cilën e kemi mësuar dhe po e mësojmë sot e kësaj dite në të gjitha nivelet e shkollimit.
Por shtrohet pyetja:
– A është kjo historia e vërtetë që ka ndodhur?!
Përgjigjja është:
– Absolutisht JO!
– Pse nuk është e vërtet kjo histori që e mësojmë në shkollë?!
– Sepse shumë plane të zhvillimeve politike, luftarake etj., mbeten të fshehur (sekrete), të cilat si të tilla e mbajnë të deformuar kuptimin përmbjatësor të realitetit historik që ka ndodhur!
Pasi është kështu, atëherë shtrohet pyetja tjetër:
– Po, kush e mbanë të deformuar këtë realitet historik?!
Përgjigjja është e qartë:
– Politika e planifikuar nga oligarkët miliarderë – FMN, BB, OKB, NATO…, që shpërfaqet në publikë përmes aktorëve të politikës!
Ta qartësojmë këtë segment!
Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i ngjarjeve dhe krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Franklin Delano Roosevelt (30 janar 1882 – 12 prill 1945), ka një thënie epokale. Ai thotë (po citoi): “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
Ndërkaq shkrimtari austriak Stefan Zweig (28 nëntor 1881 – 22 shkurt1942) në një studim të tij ka theksuar, (po citoi): “Në jetën e vërtetë, reale, në fushën e veprimit të forcave politike rëndësi vendimtare nuk kanë, mendjet e ndritura e as bartësit e ideve të kulluara, por një racë shumë më e ulët e shumë më e shkathët – që janë njerëzit e prapaskenave. Kjo duhet theksuar patjetër për t’u ruajtur nga të gjitha llojet e naivitetit politik”. Në filozofinë politike kushtuar krizave politike ekzistojnë dy parime:
– e para “rregull nga shkaktimi i krizave”, dhe
– e dyta “fitore përmes konfliktit”.
Këto parime karakterizojnë plotësisht doktrinën e filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770-1831), siç është “Teza, antiteza dhe sinteza“ apo thënë më qartë: “problemi – reagimi – zgjidhja”.
* * *
Si rrjedhim, për të ndryshuar një gjendje politike në një shtet, kërkohet shkaktimi i një krize politike dhe kjo krizë pastaja eskalon dhe zhvillohet nën menaxhimin e faktorëve politik, (“nga njerëzit e prapaskenës”- Stefan Zweig), sipas doktrinës hegeliane: teza – antiteza – sinteza apo problemi – reagimi – zgjidhja. Duket se Hegeli ka identifikuar qartë procesin universal me anë të të cilit të kundërtat, të cilat ai i quante “tezë apo problemi” dhe “antitezë apo reagimi”, bashkohen gjithnjë në një kompromis të nivelit më të lartë, që quhet „sintezë apo zgjidhja“! Kjo dialektikë hegeliane, për fat të keq është provuar të jetë e përdorur gjatë shek.XX nga politikbërësit e pamëshirshëm për manipulimin e ngjarjeve, revolucioneve – në dobi të agjendës së tyre!
* * *
Sa për ilustrim:
Duke pasur parasysh këtë filozofi të shkaktimit dhe menaxhimit të krizave, duket qartazi se të gjitha krizat e pasluftës në Kosovë dhe me theks të veçantë kriza e krijuar në veri të Kosovës pas intervenimit të policisë ROSU (më 25 korrikut 2011), në pikat kufitare 1 dhe 31, barikadimi i serbëve atje, ndërmjetësimi i KFOR’it, dialogu teknik dhe ai politik (Serbi – Kosovë) që po vazhdon akoma në Bruksel, po zhvillohet mbi bazën e agjendave të përcaktuara nga faktorë të jashtëm që i përkasin prapaskenës politikbërëse!
Edhe Kriza politike dhe zhvillimet tjera në Ukrainë që nga fillimi i “protestave opozitare” e deri më sot (kur trupat ushtarake ruse janë futur në Krime), duket se janë zhvilluar sipas një skenari të planifikuar për të ndodhur në atë mënyrë, siç ka thënë presidenti amerikan Roosevelt.
***
‘PRANVERA ARABE’ – LUFTA E OLIGARKËVE PËR NAFTË NË LINDJEN E MESME!
Me të njejtin skenarë janë zhvilluar dhe kanë përfunduar edhe luftërat në Irak, Egjiptë, Libi…etj., dhe kjo “pranverë arabe” po vazhdon edhe në Siri…!!! Kur jemi tek “Pranvera arabe” dua të vë në pah dy argumente, si më poshtë:
E para: Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bënin përgatitje për një sulm të mundshëm mbi Sirinë (për shkak të përdorimit të helmeve kimike), gazeta “Daily Mail” ka publikuar një foto të Sekretarit Amerikan, John Kerry duke darkuar me presidentin e Sirisë, Bashar al-Assadin, në vitin 2009. B.Assad dhe J.Kerry, (i cili në atë kohë ishte një ish-kandidat për president i SHBA-së dhe një prej senatorëve me më shumë ndikim në Senat), duken tepër të përfshirë në bisedë, ndërsa gratë e tyre i qëndrojnë nga pranë. Një kamarier me veshje popullore siriane i qëndron pranë, ndërsa Kerry dhe Assad shijojnë darkën, e cila nuk mund të konsiderohet si një pritje diplomatike, por një kortezi personale e Presidentit të Sirisë. Për ironi të fatit, pas atij takimi, Kerry deklaroi në mediat amerikane se ishte takuar me “partnerin” al-Assad, me qëllim që të diskutonte mbi mbarëvajtjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Kjo është njëra anë e medaljes ndërkaq në anën tjetër, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, në një fjalim (pas përdorimit të armëve kimike në Siri nga Assad’i) nuk ngurroi ta krahasonte atë me Hitlerin dhe Saddam Hussein!!!
Kjo është historia e prapaskenave!!!
E dyta: Gjer në fund të vitit 2010 Mohamer el Gadaf’i ishte partneri NR.1 i perëndimit (në të gjitha sferat e interesit) në Lindje të Mesme, ndërkaq nga janari i vitit 2011 ai, nga miqtë perëndimorë – u shndërrua në “armik” NR. 1 për atë pjesë të botës! Kjo dëshmon qartë, se lufta që u zhvillua në Libi dhe që pasuan në vendet tjera të lindjes së Mesme deri të lufta e përgjakshme që po zhvillohet në Siri, është luftë e PLANIFIKUAR dhe s’ka të bëjë fare me luftën kundër largimit të diktatorëve, (që do të duhej të rezultonte me lirinë dhe demokracinë e aspiruar të popujve të këtij rajoni), por ka të bëjë me ndërrimin e diktatorëve dhe të regjimeve…, nga ata që po e çojnë botën drejt një diktature “demokratike” GLOBALE!
Dhe kjo dinamikë e krizave gjithësesi do të përfundojë ashtu siç e kanë planifikuar oligarkët miliarderë – global, në Washington, Nju Jork, Bruksel, Paris, Vjenë, Berlin, Londër, Moskë…, të cilët prej këtyre krizave politike nxjerrin përfitime të mëdha financiare, ekonomike etj. Zatën të gjitha luftërat qytetare, ndërshtetërore, rajonale e kontinentale, si në të kaluarën ashtu edhe sot e kësaj dite në epiqendër e kanë këtë qëllim!
Tashmë e kemi ISIS’in, këtë “armik të përbetuar të perëndimit e lindjes”, të cilin po e luftojnë të gjitha qendrat oligarkike të globit, në mënyrë që pas “çlirimit” përmes korporatave të tyre gjigante të shfrytëzohet ky rajon i pasur me naftë, ari, ujë etj!
Marrëveshja sekrete e 16 majit 1916 – në kulmin e Luftës së Parë Botërore – u nënshkrua nga diplomatët britanikë dhe francezë, Mark Sykes dhe Francois Picot. Ata caktuan kufijtë e zonave të tyre të interesit në Lindjen e Mesme, që atëherë ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Kështu ata ndihmuar formësimin e kufijve të tashëm të Sirisë, Libanit, Irakut dhe Izraeli…