Pranvera dhe alergjitë

Ky lajm për miliona njerëz që vuajnë nga alergjitë, dhe lajmi është jo aq i mirë.
Këtë vit, parashikohen më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje, sy të përlotur dhe kruarje – të gjitha këto disa prej shenjave të alergjisë

Pranvera ka filluar dhe ekspertët tashmë paralajmërojnë se këtë vit kjo stinë mund të jetë më e keqja për personat që vuajnë nga alergjia.

Stina e alergjive pritet të fillojë katërmbëdhjetë ditë më parë se zakonisht. Dhe alergjitë sezonale pritet të zgjasin rreth 30 ditë më shumë se normalisht – duke përfshirë këtë vit edhe muajin tetor.

Ekspertët fajësojnë nivelet më të larta të dioksidit të karbonit në ajër dhe motin shumë të lagësht në fund të dimrit.

Ky kombinim i shtynë bimët të prodhojnë 3 deri 5 herë më shumë Polen.

Këshilla nga ekspertët:

– Mos prisni deri sa simptomat të bëhen të theksuara për të marrë barnat kundër alergjisë.

– Përdorni syze dielli dhe kapele të bollshme me strehë të gjërë për të mbajtur polenin larg nga sytë dhe flokët.

– Bëni dush në mbrëmje para se të shkoni në gjumë dhe ndërroni rrobat e trupit për të mbajtur polenin jashtë vendit ku flini.

– Dhe nëse simptomat vështirësohen, bëni analizën për alergji për të mësuar saktësisht se çfarë lloj alergjie është, dhe kështu, mjeku mund t’iu rekomandojë ilaçin e saktë.

Artikulli paraprakÇdo i treti ka gjasë për t’u bërë i paaftë para se të dalë në pension
Artikulli vijuesRrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi, humbin jetën 13 persona