Pranvera, sezon i vështirë i alergjive

Sezonet gjithnjë më të hershme të lulëzimit dhe sasitë gjithnjë më të mëdha të polenit që qarkullojnë në ajër janë trend që po përkeqësohet çdo vit, ndërsa ka gjithnjë e më shumë edhe alergjikë, shpjegojnë shkencëtarët.

Ekspertët besojnë që çdo vit do të jetë më keq për shkak të motit jashtëzakonisht të ngrohtë, lulëzimit gjithnjë më të hershëm dhe pranverës pa shumë reshje, ndërsa kjo përkeqëson simptomat e alergjisë.

Edhe pse pranvera është kohë e ftohjes dhe virozave, dallimi kryesor është që simptomat e alergjisë gjithsesi zgjasin më gjatë se 10 ditë, ndërsa janë më të lehta se tek ftohja. Besohet që sot nga ndonjë formë e alergjisë vuajnë rreth 30 për qind e njerëzve, ndërsa në dekadën e ardhshme ky numër edhe do të dyfishohet. Në pranverë reaksionet alergjike shkaktohen nga poleni i lajthisë, verrit, shelgut, pastaj mështeknës dhe panjës.

Çajet e ndryshme të pasura me antioksidantë me shtesat e vitaminave C, E, B dhe magnezit, selenit, kalciumit mund të reduktojnë reagimin e trupit në stimujt nga mjedisi dhe të lehtësojnë alergjinë. Në përgjithësi, ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar mesdhetar do të ndihmojë në kontrollimin e etheve të çmendura pranverore, këshillojnë imunologët. /kohaislame

Artikulli paraprakPamje nga hyrja me dhunë në Bashkësinë Islame në Maqedoni
Artikulli vijuesGjermani, operacion ndaj një organizate e cila kishte planifikuar sulme ndaj xhamive