Xhavit Haliti: Ideja e Limajt për Demarkacionin s’është risi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se ideja e numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është diçka e re, pasi që, sipas tij, edhe në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar vite më parë në Vjenë parashihet të rishikohen pikat ku dyshohet se ka pasur gabime gjatë këtij procesi.

Këto komente nënkryetari i Kuvendit i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se partitë politike në Kosovë duhet të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ai ka pohuar se mosratifikimi i Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi do ta izolonte vendin, prandaj shpreson që gjatë vizitës së kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markovuiq në Kosovë të gjendet një zgjidhje.

Artikulli paraprakHaliti paralajmëron izolim nëse nuk ratifikohet Demarkacioni
Artikulli vijuesKëtë javë pritet që përfundimisht të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me Demarkacionin