VIDEO Preshevë: Xhandarmëria e Serbisë e largoi përmendoren

Pjesëtarët e xhandarmerisë së Serbisë sot herët në mëngjes e kanë larguar përmendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.

Afro 150 pjesëtarë të xhandarmerisë, pak para orës 7 të mëngjesit, e kanë rrethuar sheshin në qendër të qytetit, ku gjendej përmendorja, e kanë mbuluar me një thes të bardhë të plastikës dhe e kanë ngarkuar në kamion, i cili i përcjellur nga 20 makina të policisë, është larguar nga Presheva.

Gjatë këtij operacioni ishte i pranishëm edhe komandanti i xhandarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media.

Nga ana tjetër, në njoftimin e qeverisë së Serbisë, theksohet se “përmendorja e ngritur në mënyrë ilegale”, sot është larguar nga qendra e Preshevës dhe se aksioni ka kaluar pa incidente.

[iframe width=”420″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/nzLXjMfV-j4″ frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprak15 Veprat më të dashura tek Allahu
Artikulli vijuesLimaj ftohet në gjykatë për krime ekonomike