Maqedonasit tejkalojnë kufijtë, prejnë në fytyrë një nxënëse shqiptare

Maskat sërish në aksion. Sulmohet Arlinda Bajrami, nxënëse e vitit të dytë në shkollën e mesme ‘Dimitar vllahov’. Duke ecur rrugës, dy persona të maskuar e kanë goditur nga mbrapa me mjete të forta dhe pastaj e kanë ngacmuar për ta goditur sërish me thikë në fytyrë dhe trup. Prania e madhe e policisë në rrugët e Shkupit dhe para shkollave të mesme nuk ka ndihmuar për të parandaluar incidentin e radhës. Policia në vend të ngjarjes është paraqitur vetëm 5 minuta pas incidentit dhe e kanë dërguar vajzën në spital.vajzaeprer

“U lëshova prej orës së tretë dhe desha të shkoj në shpija për shkak të këtyre rasteve u frikova shumë, thashë më mirë më herët të shkoj në shtëpi. U nisa nga rruga kryesore te banesat e vjetra prej pas dy persona më sulmuan, më ranë shumë me diçka të fortë. Unë rrash për tokë mandej njëri u ul në prehër dhe filloi të më prek nga trupi, tjetri rinte në këmbë dhe shikonte përreth nëse vjen dikush dhe papritmas filloi t’i bërtas këtij që ishte ulur, i tha çohu më shpejtë se është duke ardhur dikush dhe ai tjetri filloi me qeshë dhe tha po ta lëmë një kujtim, nxori diçka prej xhepit dhe më ra në fytyrë dhe në bark”, deklaroi Arlinda Bajrami, nxënëse.

Arlinda thotë se personat që e kanë sulmuar kanë qenë me maska dhe kanë komunikuar në gjuhën maqedonase.

“Ishin djem të ri, ishin të gjatë dhe të hollë me maska në fytyrë dhe flisnin maqedonisht. Pika e parë ne tani as në shkollë nuk mund të shkojmë rahat, e dyta kemi shumë stres prej këtyre gjërave që po na ndodhin jo vetëm mua por edhe të tjerëve. Kisha dashtë me apeluar te të gjithë që të mos bien në gjërat e tilla të kota se janë shumë të këqija”, tha Arlinda Bajrami, nxënëse.

Prindi i Arlindës thotë se është tejet i shqetësuar nga ky rast dhe pyet ku janë organet e rendit për të parandaluar këto incidente.

“Ma keq më a ka, vajzën e kam lëshuar në shkollë tani prej spitali po e shihni vet se si po e marr prej spitalit. Fajtorin janë duke e mbrojtur, policia aty ka qenë s’ka marr masa pas 5 ose 10 minutave. Sot ka pasur në tërë anët polici në secilin shkollë në secilin autobus ka polici dhe vajzat ja se çka I ka ndodhur i ka mëshuar nga prapa me bejsboll, me thikë i ka mëshuar, i kanë bërë dhunë çka nuk i kanë bërë”, tha babai i Arlindës.

Nërkohë nga MPB thonë se rasti në fjalë është evidentuar dhe po punohet për zbardhjen e tij. Megjithatë, zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili tha se deklarata e vajzës së rrahur është kontradiktore.

“Fillimisht të dhënat që ne si MPB i kemi janë se vajza është nxënëse e shkollës së mesme ‘Dimitar Vllahov’ dhe deklaratën të cilën e ka dhënë në mëngjes është se është sulmuar nda dy persona duke shkuar në shkollë në mëngjes, por ndërkohë ne biseduam me kujdestarin dhe zv/drejtorin e shkollës ‘Dimitar Vllahov’, vajza e ka ndryshuar deklaratën dhe thotë se është sulmuar diku kah ora 10 e 30 e paradites kurse paraprakisht ka thënë se është sulmuar në mëngjese në ora 8. Po punojmë në grumbullimin e të dhënave me qëllim ndriçimin e rastit”, deklaroi Zemri Qamili, zv/ Ministër i Brendshëm.

Alsat tentoi të marr prononcime nga drejtuesit e shkollës por nuk u lejua nga sigurimi të fytet në objektin shkollor. Ky është rasti i dytë brenda një jave kur persona të maskuar sulmojnë nxënës shqiptar. Fillimisht në Çair u sulmua 13 vjeçari, Blin Shabani të cilin personat e maskuar i lanë shenja të dukshme të plagëve në fytyrë dhe trup pasi i njëjti kishte refuzuar të puthte kryqin. Valmir Kuçi/alsat

Artikulli paraprakVIDEO Heroi i vogël shkupjan në protesta
Artikulli vijuesIrlanda në hall me murgeshat e dehura