residenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili po realizon një vizitë zyrtare dyditore në Arabinë Saudite, vizitoi Qabenë dhe bëri umre.
Kreu i shtetit turk dhe delegacioni shoqërues bënë umrenë në Xhaminë e Shenjtë (Al-Masxhid al-Haram) nën shoqërinë e forcave saudite të sigurisë, duke realizuar tavafin e umresë përreth Qabesë dhe sa’jin (ecje me hapa të shpejtë) mes kodrave Safa dhe Merve. Ndërsa pas tavafit, porta e Qabesë u hapën me urdhrin e Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud.
Bashkë me Presidentin Erdogan, umrenë e kryen gjithashtu Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, si dhe ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas.
Ditën e enjte, Erdogan do të kalojë në Medine nga Aeroporti “Mbreti Abdulaziz” i Xhides. Sipas agjendës së vizitës në Medine, lideri turk dhe delegacioni shoqërues pritet të vizitojnë Xhaminë e Profetit (Al-Masxhid an-Nabavi), ku ndodhet edhe varri i Profetit Muhamed (s.a.v.).
Pas vizitës në Medine, delegacioni turk i drejtuar nga Presidenti Erdogan do të udhëtojë drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Ataturk” të Stambollit.