PRESIDENTI GYL I BËN THIRRJE REGJIMIT SIRIAN PËR T’U TREGUAR REALIST

0
109

Presidenti Abdullah Gyl është shprehur se në Siri gjendja ka ardhur në pikën më të keqe pavarësisht të gjitha nismave të ndërmarra.

“Shpresojmë që në Halep nuk përjetohen ngjarje edhe më të mëdha dhe ata që e drejtojnë tani Sirinë e kuptojnë haptazi se drejt ku po shkon kjo gjendje”, tha Presidenti Gyl.

Ai theksoi se ato që po ndodhin në Siri nuk janë një çështje midis Sirisë dhe Turqisë dhe tha:”Problemi është një çështje e të gjithë njerëzimit, pra rrjedhimisht e të gjithë botës”.

“Vë re me hidhërim që gjendja sot, pothuajse ka marrë formën e një lufte civile. Gjendja në Siri fatkeqësisht ka ardhur në pikën më të keqe”.

Presidenti Gyl, tha se “… Ata që e drejtojnë Sirinë sot, për të mos e dëmtuar edhe më tepër popullin, vendin dhe veten e tyre duhet të bëjnë një vlerësim realist dhe duke filluar që tani duhet t’i japin fund politikës që po ndjekin. Ata duhet të pengojnë gjakderdhjen e mëtejshme, duke i hapur rrugë ardhjes së demokracisë dhe të një regjimi i cili ka respektin e një populli lirë”./trt/kohaislame