Të paktën 25 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në Arabinë Saudite

Të paktën 25 persona humbën jetën nga shpërthimi i një zjarri, që u shkaktua nga një qark i shkurtër elektrik, ndërsa po zhvillohej një ceremonie martesore në një rajon lindor të Arabisë Saudite, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.

E përditshmja “Al-Yaoum” theksonte se incidenti, që ndodhi gjatë natës në një tendë, kishte shkaktuar të paktën 25 të vdekur.

Sipas “Al-Yaoum”, një qark i shkurtër elektrik shkaktoi zjarrin brenda tendës, ku ishin mbledhur rreth 200 gra.

Sipas drejtorit të mbrojtjes civile në provincën lindore, gjenerali Abdallah Khcheimane, të shtëna në ajër shkaktuan rënien e një kabulli elektrik.

Ai shtoi se tenda ishte ngritur pa leje./trt

Artikulli paraprakTURQIA BËHET PJESË E GARËS HAPËSINORE
Artikulli vijuesNjeriu i mahnitshëm: Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë (Foto)