Shira të rrëmbyeshëm në Arabinë Saudite

Rajoni i Nexhranit, në Arabinë Saudite, është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, me shira të rrëmbyeshëm.

Ujërat e shiut kanë vërshuar në rrugët e qytetit Nexhran, duke krijuar lumenj dhe jo rëke. Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje qytetarëve që në raste të tilla, të qëndrojnë në vende të larta, për të mos rrezikuar jetën.
Qendra të shumta meteorologjike botërore, kanë paralajmëruar shira të shumtë në rajonin e Arabisë Saudite, të cilat do të fillojnë të enjten dhe do të zgjasin deri në fundjavë. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakUshtria e Lirë Siriane: Iranianë dhe ushtarë të Hizbullahut në frontin e luftës
Artikulli vijuesBiznesmenët turq të interesuar të investojnë në Mitrovicë