Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të ndjekë një konferencë në Rusi, muajin e ardhshëm.
“Presidenti Juncker është ftuar dhe planifikon të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, më 16 qershor”, ka thënë një zëdhënëse e tij.
Juncker do të jetë udhëheqësi i parë i një institucioni të Bashkimit Evropian që viziton Rusinë prejse BE ka vendosur sanksione kundër saj, në vitin 2014.
Sanksionet kanë qenë përgjigje ndaj aneksimit të paligjshëm që i ka bërë Moska gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme të saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.