ANKARA (AA) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në Ankara me një ceremoni zyrtare Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton Anadolu Agency (AA).
Poroshenko është pritur në hyrjen e jashtme të rezidencës presidenciale, ku pas prezantimit të delegacioneve Erdoğan dhe Poroshenko kanë pozuar për mediat para flamujve të Turqisë dhe Ukrainës.
Në ceremoninë e pritjes gjithashtu morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjeneral Hulusi Akar, zëvendëskryeministri turk, Yalçın Akdoğan, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrja e Planifikimit Urban dhe Mjedisit, Fatma Güldemet Sarı, ministri i Burimeve Natyrore dhe i Energjetikës, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ismet Yilmaz, sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Fahri Kasırga , zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, İbrahim Kalın dhe prefekti i Ankarasë, Mehmet Kılıçlar.