Presidenti Obama do të vizitojë Burma-n

Ai do të takohet me kryetarin e opozitës, Aung San Suu Kyi, dhe presidentin, Thein Sein. Burma është pjesë e turit nga 17 në 20 nëntor, gjatë të cilit Obama do të vizitojë edhe Tailandën dhe Kamboxhian.

Qeveria e Burmas ka nisur implementimin e reformave ekonomike, politike e disa te tjera, një proçes që administrata e Obamës ka inkurajuar prej kohësh.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka qenë zyrtarja e fundit e SHBA-ve, që ka vizituar Burman, kur udhëtoi drejt këtij vendi në dhjetor 2011.

Ndalesa në Burma është pjesë e një udhëtimi, që do të ndërmerret para samitit të Federatës së Kombeve të Azisë Juglindore, në Kamboxhia.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se Obama synon “të flasë ndaj shoqërisë civile, për të inkurajuar tranzicionin e nisur demokratik të Burmas”.

SHBA kanë emëruar ambasadorin e tyre në Burma dhe kanë pezulluar sanksionet, si shpërblim ndaj këtij vendi, i cili la të lirë të burgosurit politikë dhe zgjodhi fituesin e çmimit Nobel, Suu Kyi, në parlament.

SHBA-të do të lehtësojnë gjithashtu pezullimin e importeve të të mirave nga Burma, një pjesë e rëndësishme e sanksioneve të mbetura ndaj këtij vendi./tch

Artikulli paraprakPërse amerikanët besuan Obamën?
Artikulli vijuesQyteti turk ndalon pirjen e alkoolit ne vendet publike