Presidenti Papulias, me origjinë çame nga Preveza

Presidenti grek, Karolos Papulias, i njohur për rolin e tij në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Greqi-Shqipëri dhe zgjidhjen e situatave të vështira mes dy shteteve, është vënë në shënjestër të ekstremistëve dhe nacionalistëve, për shkak të origjinës dhe lidhjeve me Shqipërinë.

“Agimi i Artë” dhe “Lëvizja Ortodokse Nacionaliste” i drejtohen Presidentit Karolos Papulias me pyetjen: Zoti President i Republikës, çfarë lidhje keni ju me Taip Papulia-n, beun sundimtar shqiptaro-turk të Epirit? Një pyetje e ngjashme për origjinën i është bërë Papuliasit edhe nga një gazetare, por ai e ka kaluar pa përgjigje.(Shekulli/INA)/kohaislame

Artikulli paraprakShikimi i pornografisë dobëson memorien
Artikulli vijuesKrasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Libi