Presidenti serb me diplomë të falsifikuar

Në një shkrim të publikuar nga gazeta serbe “Blic”, vërtetohet se presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic, vitin e dytë të studimeve e ka përfunduar vetëm për tri ditë.
Sipas gazetës, Nikolic, në Fakultetin e Menaxhimit në Novi Sad, vitin e dytë e ka përfunduar nga 13 deri më 16 qershor 2005.

Në të dhënat studentore të Nikolicit, viti i dytë i studimeve nuk është i nënshkruar nga dekani i fakultetit, madje nuk ka as vulën e fakultetit.

Po ashtu, gazeta është marrë edhe me orarin e provimeve që ka dhënë Nikoliq, e të cilat kanë përkuar me fushatën politike që ka zhvillu Nikolic, pjesëmarrjen e tij në protesta, apo edhe intervistat që i ka dhënë, të cilat përputhen, apo kanë dallim shumë të vogël në kohë, gjë që le për të dyshuar për mundësinë fizike që Nikolic të ketë marrë pjesë në provime.kohaislame

Artikulli paraprakAfgani dënohet me vdekje, vrau katër ushtarë francezë
Artikulli vijuesFilloi rigjykimi i Grupit të Llapit