Afgani dënohet me vdekje, vrau katër ushtarë francezë

Një ushtar afgan është dënuar me vdekje nën akuzat se ka vrarë katër ushtarë francezë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Zahir Azimi tha se një gjykatë ushtarake në Kabul ka urdhëruar që ushtari Abdul Sabor të varet, raportojnë mediat.

Katër ushtarë francezë u qëlluan për vdekje më 20 janar në qarkun Tagab të provincës Kapisa gjatë një trajnimi të përbashkët që përfshinte trupat e udhëhequra nga NATO dhe ushtarët afganë.

Sulmi është në vargun e incidenteve në të cilat anëtarët e forcave afgane të sigurisë sulmonin ushtarët aleatë të huaj.

Në një incident të fundit tre ushtarë britanikë janë qëlluar për vdekje nga një afgan me uniformë policie në provincën jugore të Helmandit.kohaislame

Artikulli paraprakArrestohen 9 persona për trafikim me njerëz
Artikulli vijuesPresidenti serb me diplomë të falsifikuar