Turqi: Tablet PC për fëmijët që falin namaz

Në përpjekje për të nxitur fëmijët që ta falin namazin, një xhami turke po ofron kompjuterë tablet për ata që falin namazin në xhami për dy muaj rresht.

Një xhami në rajonin Akdağmadeni Yozgat është duke tërhequr vëmendjen e të rinjve duke i nxitur për faljen e namazit në xhami duke i shpërblyer me nga një kompjuter tablet.

Fëmijët që do të ndjekin namazet në xhami së paku 180 herë në dy muaj do të mbledhin kuponët me anë të cilëve do të kenë mundësinë e marrjes së kompjuterit.

Kjo fushatë po financohet nga fshatarët si dhe nga turqit që jetojnë në Evropë.

Namazi është obligim për fëmijët që kanë hyrë në moshën e pubertetit, por është e preferuar mësimi i tyre që nga mosha shtatë vjeçare.

Kohët e namazit janë të shpërndara gjatë ditës që nga lindja e diellit deri në errësirën e natës.

Muslimanët përbëjnë rreth 99% të popullsisë së Turqisë ndërsa numri i xhamive është rreth 80.000.kohaislame

Artikulli paraprakTelegrafi gënjen lexuesit për “fetvanë e përdhunimeve”
Artikulli vijuesÇështja e Manastirit të Deçanit pritet të dërgohet në Kushtetuese