Presidenti Turk do ta vizitojë Francën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan po përpiqet që të përmirësojë raportet e vendit të tij me shtetet evropiane, pas përkeqësimit të marrëdhënieve më 2017, kur Erdogan kishte akuzuar liderët evropianë për sjelle naziste.

Erdogan do të vizitojë Francën të premten, ku do të takohet me homologun e tij Emmanuel Macron, përderisa ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu të shtunën do të takohet në Gjermani, me homologun e tij, Sigmar Gabriel, raporton AP.

Vizita e Erdoganit në Francë, vjen një javë pasi ai kishte thënë se Turqia shpreson që të përmirësojë raportet me disa shtete evropiane, duke thënë se vendi i tij “duhet të ulë numrin e armiqve dhe të rrisë atë të miqve”.

Artikulli paraprakPas dorëheqjes së Dardan Sejdiut nga VV, Shpend Ahmeti, a do të vazhdoj të qëndroj edhe më tutje në këtë parti
Artikulli vijuesQendra relaksi apo Qendra prostitucioni?