Presidentja dekoron donatoren me shami

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dje ka dekoruar sheiken Fatima Bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe me Medaljen Humanitare “Nëna Terezë”.
 
Dekorata i është dhënë Shaikhas kur kjo e fundit e priti Presidenten, të hënën, raportojnë mediet e EBA-së.
 
Jahjaga tha se Shaikha Fatima është udhëheqëse pioniere botërore që punon me zell për të arritur paqe dhe barazi mes njerëzve, transmeton Koha.net.
 
Fatima ishte një nga nënshkrueset e marrëveshjes, e cila i siguron Kosovës Klinikën Pediatrike-Kirurgjike me vlerë 22 milionë euro.
 
“Ofrimi i ndihmës humanitare dhe lehtësimi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë në vende të ndryshme rreth botës është mënyra më e mirë për të rritur ndërveprimin mes njerëzve në përgjithësi dhe shpërndan një kulturë të paqes dhe dashurisë mes tyre”, deklaroi Fatima.
Artikulli paraprakStudentët kosovarë në Beograd: Na kërcënuan serbët!
Artikulli vijuesTë paktën 20 të vrarë nga luftimet në Aden