Hashim Thaçi në vizitë në Mal të zi , paralajmërohen protesta

PODGORICË  – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi më 15 dhe 16 janar do të qëndroj për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ai do të mbërrijë në Podgoricë më 15 janar si i ftuar i Ministrit të Jashtëm malazez të Igor Lukshiç, dhe do të takohet edhe me presidentin Filip Vujanoviç, kryeministrin Milo Gjukanoviç dhe kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiç. Thaçi një ditë më vonë do të vizitoj Ulqinin, ku ai do të bisedojë me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka.

Me rastin e mbërritjes së Thaçit në Mal të Zi, tri shoqata kanë njoftuar një protestë paqësore më 16 janar, përballë vilës “Gorica”. Lidhja e shoqatave të zhvendosurve në Mal të Zi, shoqata e malazezëve të Metohisë dhe shoqata e familjeve të rrëmbyerve, të zhdukurve dhe të vrarëve në Kosovë dhe Metohi “Bozhur” kanë ftuar anëtarët e tyre në proteste me rastin e ardhjes së Thaçit në Podgoricë.

Gjithashtu, në rrjetin social Facebook, është formuar një grup “proteste kundër ardhjes së Hashim Thaçi në Mal të Zi”, të cilës iu bashkuan qindra anëtarë.

Artikulli paraprakDy të vrarë e 20 të plagosur bilanci i shkëmbimit te zjarrit me sulmuesit
Artikulli vijues"…Shaqiri Muslimani"- Alex Ferguson