Prishtinë, tre veta tentuan të vetëndizen me benzinë

Raportohet se në rrugën e “UÇK-së” në Prishtinë, tre të dyshuar kanë tentuar të vetëndizen me benzinë.
Sipas Policisë së Kosovës tentimi për vetëndezje u bë për shkak të disa vendimeve të Ministrisë së Punës së Mirëqenies Sociale.

Njësia Policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dyshuarit ka konfiskuar një shishe me benzinë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin të njëjtit janë liruar. /TG

Artikulli paraprakTurqia do ta transportojë naftën irakiane në botë
Artikulli vijuesDhallë