Kërkohet parandalimi i krimit kibernetik në Kosovë

Rreziku nga krimi kibernetikë është në rritje e sipër, prandaj si çështje urgjente duhet shtruar hartimi i një plani për vetëdijesimin e qytetarëve, institucioneve publike e private, si dhe botimi i një buletini informues.

Kështu u tha sot në takimin e grupit punues për Implementimin e Strategjisë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike, i cili u udhëhoq nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Mustafa pasi falënderoi përfaqësuesit e institucioneve për punën e deritanishme, theksoi se pas marrjes së kësaj pozite presin bashkëpunim edhe më të mirë me të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira nëpërmbushjen e aktiviteteve sipas planit të veprimit.

“Është obligim i secilit institucion që të përmbushi të gjitha obligimet që i janë ngarkuar me këtë strategji sipas panit të veprimit, në mënyrë që edhe neve si MPB, si koordinatore e strategjisë ta kemi më të lehtë përmbushjen e aktiviteteve”-, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Koordinatori Nacional po ashtu bëri të ditur se është duke u diskutuar edhe çështja e rishikimit të Ligjit për Luftimin e Krimit Kibernetikë, ligj ky i cili më herët ka qenë i sponsorizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por që me Strategjinë e Sigurisë Kibernetike është lënë në kompetencën e MPB-së.

Gjithashtu, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se janë filluar përgatitjet për hartimin e Projekt – Ligjit për Infrastrukturën Kritike të Informacionit.

Nga ana e përfaqësuesve të institucioneve u raportua për aktivitetet e zhvilluara konform obligimeve që dalin nga strategjia.

Në fund, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se gjatë këtij muaji do të emërohet Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Artikulli paraprakSadiq Khan prezanton planin e tij për uljen e çmimit të biletave të autobusëve
Artikulli vijuesBajrami: Konsorciumi francez javën e ardhshme në Kosovë, tregon shumën e parave për Brezovicën