Presioni i lartë i gjakut; Si ta trajtoni në mënyrë natyrale
Presioni i lartë i gjakut, i njohur gjithashtu si hipertension, është një nga kushtet më të zakonshme shëndetësore, duke prekur rreth 25 për qind të të gjithë të rriturive, dy të tretat e të cilëve janë më të rinj se 65 vjeç. Termi “presion i lartë i gjakut” thjesht do të thotë se njerëzit e prekur nga kjo gjendje kanë nivele më të larta se nivelet normale të presionit të gjakut, sepse zemrat e tyre e pompojnë gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit. Kjo forcë më e madhe se normalja mund të dëmtojë muret e arterieve, gjë që mund të rezultojë në depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm (LDL) dhe substancave të ndryshme toksike. Nëse ky proces lihet i pakontrolluar, rezultati përfundimtar mund të jetë sulm në zemër, goditje, dhe kushte të tjera kardiovaskulare.
Edhe pse presioni i lartë i gjakut shpesh supozohet të jetë një pasojë e natyrshme e plakjes, fakti që kaq shumë njerëz në të 20-tat, 30-tat, apo të 40-tat e tyre, vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, tregon qartë se ai nuk është një sëmundje e varur nga mosha.
Në fakt, presioni i lartë i gjakut është rezultat i zgjedhjeve në përgjithësi të varfëra të shëndetit dhe të jetesës.
Mjekësia konvencionale fokusohet kryesisht në trajtimin e simptomave të presionit të lartë të gjakut në vend të trajtimit të shkaqeve themelore të tij. Ajo e bën këtë kryesisht përmes përdorimit të barnave të presionit të gjakut, të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore të rrezikshme.
SIMPTOMAT
Simptomat më të shpeshta të presionit të lartë të gjakut janë:
– vështirësi në frymëmarrje,
– marramendje,
– lodhje,
– probleme gastrointestinale,
– dhimbje koke,
– pagjumësi,
– nervozizëm.
Nëse lihet i pakontrolluar, presioni i lartë i gjakut mund të çojë në sëmundje të rënda të zemrës, duke përfshirë: sulm në zemër (atak), si dhe dëmtim në tru dhe në veshka.
Llojet e presionit të lartë të gjakut
Ka dy lloje të presionit të lartë të gjakut: Presion i lartë primar dhe presion i lartë sekondar.
Presioni i lartë primar i gjakut është një tension i lartë që ndodh pa një arsye të dukshme, ndërsa presioni i lartë sekondar shkaktohet nga dëmtimi në veshka apo dështimi i tyre dhe / ose nga mosbalancimi në sistemin endokrin. Pjesa më e madhe e rasteve me presion të lartë të gjakut -mbi 90%- janë raste të presionit të lartë primar të gjakut.
Kujdes! Nëse vuani nga tpresioni i lartë sekondar, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Nivelet e presionit të gjakut
Leximet normale ose të shëndetshme të presionit të gjakut variojnë midis 90-135 systolic, dhe 50-90 diastolic, me një lexim 120/85 që konsiderohet mesatarja. Tensioni i lartë i gjakut tregohet kur niveli systolic ngrihet mbi 140, dhe diastolic ngrihet mbi 90. Për saktësi, presioni i gjakut duhet të matet në dy raste të ndara të paktën dy orë nga njëri-tjetri.
Shënim: Faktorë të tillë si stresi, tendosja fizike, dhe emocionet e fuqishme të tilla si frika dhe zemërimi, mund të ndikojnë në leximet e presionit të gjakut. Prandaj, është e rekomanduar që të mos e bëni matjen e presionit gjatë kohëve të tilla, por të prisni deri sa të qetësoheni dhe të çlodheni për të siguruar një lexim të saktë.
Shkaqet
Ashtu si shumë kushte të tjera shëndetësore kronike, presioni i lartë i gjakut është kryesisht për shkak të jetesës sonë moderne dhe dietës së pashëndetshme. Në kulturat indigjene rreth botës, ku dieta e shëndetshme natyrore është normë, dhe ku faktorët e jetesës perëndimore nuk ekzistojnë, presioni i lartë i gjakut praktikisht nuk ekziston. Prandaj, për të parandaluar në mënyrë efektive presionin e lartë të gjakut, duhet ditur se çfarë e shkakton atë.
Shkaqet kryesore të presionit të lartë të gjakut janë: atherosclerosis (ngurtësimi i arterieve), dieta e varfër, toksinat e mjedisit, dhe faktorët e jetesës. Ilaçet e ndryshme farmaceutike mund të shkaktojnë ose të përkeqësojnë tensionint e lartë.
– Atherosclerosis: Jo vetëm që është shkaktari kryesor i presionit të lartë, por ajo është edhe një nga shkaqet kryesore të sulmit në zemër dhe infarktit. Atherosclerosa shkaktohet nga ndërtimi i pllakave në enët e gjakut, veçanërisht të arterieve. Në kushtin e atherosclerosis, shtimi i pllakave trash gjakun dhe ngurtëson arteriet, duke i bërë ato të ngushta dhe më pak elastike. Kombinimi i këtyre simptomave të arteriosklerozës krijon rezistencë ndaj rrjedhjes së gjakut në organizëm, duke rritur nivelet e presionit të gjakut.
– Dieta e varfër: Ndërsa presioni i lartë i gjakut është mjaft i zakonshëm në Perëndim, në vendet e industrializuara, hulumtuesit kanë gjetur se ai pothuajse nuk ekziston fare në mesin e popujve native të Afrikës, Kinës, Amerikës së Jugut, dhe Mikronezisë. Arsyeja për këtë ka të bëjë me dietat e tyre, të cilat janë shumë më të shëndetshme se sa dieta standarde e sotme perëndimore. Kjo pikë është vërtetuar edhe nga ajo që ndodh kur njerëzit e vendeve native zhvendosen në zona më të industrializuara dhe fillojnë të hanë në përputhje me rrethanat. Menjëherë pasi ata fillojnë një dietë perëndimore, edhe ata fillojnë të tregojnë shenja të presionit të lartë të gjakut, si dhe të shumë sëmundjeve të tjera kronike.
Faktorët kryesorë të dietës që mund të shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut janë konsumi i tepërt i yndyrave të ngopura shtazore dhe kripa e rafinuar (klorid natriumi), e shoqëruar me mungesën e frutave dhe perimeve të freskëta, të pasura me magnez, kalium, dhe ushqyesve të tjerë që janë thelbësore për nivelet e shëndetshme të presionit të gjakut. Kjo është veçanërisht e vërtetë te njerëzit të cilët mbështeten në ushqime të shpejta ose të cilët rregullisht hanë jashtë në vend që të hanë në shtëpi, pasi ushqimet e tilla janë zakonisht shumë të larta në kripë dhe yndyrna të dëmshme. Është shumë e rrallë që ushqimet e përgatitura në restorante të jenë bërë me kripë deti ose kripë malore të parafinuar dhe me vajra e yndyrna të shëndetshme, të tilla si gjalpë kokosi, vaj ulliri ekstra të virgjër ose gjalpë organik.
– Toksinat mjedisore: toksinat mjedisore, të tilla si: kadmiumi, merkuri dhe plumbi, mund të ngrenë nivelet e presionit të gjakut. Në mënyrë tipike, nivelet e toksinave mjedisore te njerëzit me presion të lartë të gjakut janë 300-400% më të larta se te ata me nivele normale të presionit të gjakut.
Edhe toksina të tjera mjedisore të zakonshme dhe ndotës të ndryshëm kanë potencial për të rritur nivelet e presionit të gjakut. Burimet e toksinave të tilla përfshijnë: ujin e rubinetit, toksinat që qarkullojnë përmes ajrit që e thithim, dhe, në rastin e merkurit, mbushjet dentare me amalgamë, vaksinat e ndryshme, peshku dhe prodhimet e detit jo të freskëta, mbetjet kimike dhe toksinat e mbetura në prodhimet e mishit të kafshëve të rritura në mënyrë konvencionale me ushqim të trajtuar kimikisht.
– Faktorët e mënyrës së jetesës: Faktorët e zakonshëm të jetesës që mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut përfshijnë: konsumin e tepërt të alkoolit dhe kafeinës, pirjen e duhanit (përfshirë edhe ekspozimin e rregullt ndaj tymit të dorës së dytë), dhe një mënyrë jetese vazhdimisht ulur. Hulumtimet kanë treguar se nivelet systolic dhe diastolic të presionit të gjakut rriten në proporcion të drejtpërdrejtë me sasinë e kafeinës që një person konsumon gjatë gjithë ditës. Sa i përket alkoolit, madje edhe konsumit të moderuar të birrës apo verës, mund të rrisë nivelet e presionit të gjakut te disa njerëz.
Pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të dorës së dytë shkakton prsesion të lartë për shkak të asaj se pirja e duhanit dëmton qelizat dhe ngushton arteriet. Përveç kësaj, cigaret përmbajnë një bollëk të kimikateve të rrezikshme për jetën që rrisin më tej rrezikun e përgjithshëm shëndetësor. Edhe produktet e duhanit, të tilla si përtypja e duhanit dhe nuhatja e tij mund të rrisin nivelet e presionit të gjakut për shkak të nikotinës dhe sodiumit që ato përmbajnë.
Të ndenjurit vazdimisht ulur gjithashtu mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut, sepse mungesa e ushtrimeve ndikon në oksigjenimin e dobët të qelizave dhe indeve të organizmit, dhe mund të krijojnë një ndikim negativ në muskujt e zemrës, duke bërë që asaj t’i duhet të punojë më shumë për të realizuar punën e saj.
– Ilaçet farmaceutike: Sipas Physicians` Desk Reference, ilaçet kimike të mëposhtme mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, si një efekt anësor i përdorimit të tyre: Injeksion Alfenta, Aredia për injeksion, Dobutrex, Epogen për injeksion, Habitrol Nicotine Transdermal System, Lupron Depot, Methergine Injeksion dheTableta, Orthoclone OKT3 Sterile Solution, Polygam Immune Globulin Intravenous Human, Procrit for Injection, Sandimmune, Sandimmune Soft Gelatin Capsules, Tolectin, Velban Vials, Ventolin Inhalation Aerosol and Refill, and Ëellbutrin.
– Shkaqe të tjera: Përveç faktorëve të mësipërm, presioni i lartë i gjakut mund të shkaktohet nga diabeti, kolesteroli i lartë, shëndoshja, dhe stresi kronik.
TRAJTIMI NATYRAL PËR PRESIONIN E LARTË TË GJAKUT
Ushqimi
Miratimi i një diete të shëndetshme është ndoshta hapi më i rëndësishëm që mund të merrni për të parandaluar dhe për të ndryshuar presionin e lartë të gjakut. Idealisht, dieta juaj duhet të përbëhet nga 20-25% proteina, 30% yndyrna të shëndetshme, dhe 45-50% karbohidrate. Peshku i egër, siç është peshku blu, shojza e Atlantikut Verior, skumbri, dhe salmon, janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme.
Shmangni salmonin e kultivuar në rezervuare, për shkak të antibiotikëve dhe ngjyrave të ushqimit që ato përmbajnë; tuna, e cila është e lartë në merkur; dhe butaku, të cilat përmbajnë një shkallë të lartë të ndotësve.
Konsumi i mishit të kuq duhet të minimizohet, dhe nëse hahet mishi i kuq, preferohet bizoni apo qengji. Zgjidhni pulat organike, mundësisht ato të detit.
Përfshini në dietën tuaj shumë fruta të freskëta dhe perime organike, si dhe karbohidrate komplekse. Pini shumë ujë të pastër, të filtruar gjatë ditës. Për përfitim shtesë, përfshini edhe hudhër dhe qepë në dietën tuaj, dhe përdorni gjalpë/vaj kokosi të virgjër të papërpunuar, ose vaj ulliri ekstra të virgjër për të gjitha nevojat tuaja të gatimit. Për sallatëën, vaj ullirit dhe i farave të lirit janë të rekomanduara.
Produktet e qumështit të pasterizuar në mënyrë të moderuar janë të pranueshme.
Gjatë muajve të ftohtë të dimrit një zgjedhje e mirë për mëngjes do të ishte bollgur organik, i cili ka treguar efekt për uljen e kolesterolit, nivelet e presionit të gjakut dhe për të reduktuar rrezikun e përgjithshëm të sëmundjeve të zemrës.
Në muajt e verës, konsumoni ushqime të buta, sallatë frutash të freskëta apo granola pa sheqer dhe fruta të ndryshme.
Është e rëndësishme të mos shtoni toksicitetit të mëtejshëm për trupin tuaj, kështu që ne rekomandojmë:
– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.
– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë.
– Mos pini pije të gazuara.
– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.
– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.
– Shmangni mishin e viçit konvencional.
– Shmangni të gjitha sheqernat e thjeshta, karbohidratet rafinuara, si dhe alkoolin dhe kafen, dhe produktet e tjera të kafeinës.
– Minimizoni kripën dhe përdorni vetëm kripë të pastër të detit.
Shto Lëngjet e freskëta:
– lëng të freskët pjepri – 1 deri në 3 gota në ditë.
– Lëng selino të freskët – 1 deri në 3 gota në ditë.
Aromaterapia
Masazhi është veçanërisht terapeutik për njerëzit me presion të lartë të gjakut dhe vajrat esenciale mund të jenë të dobishme në masazhim për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni, ku përfshihen:
Vaj Luleshëngjini – një antidepresant dhe nganjëherë i përshkruar si euforik.
Vaj Lavender – qetësues dhe antidepresant
Vaj Marjoram- ngrohës dhe lehtësues e dhimbjeve, qetësues dhe i mirë si një tonik nervor.
Vaj Melise – të sjellë qetësi në mendje, zbut rrahjet e zemrës dhe dridhjet e saj.
Terapia e lëngjeve
Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve mund të ndihmojnë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut për shkak të vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë:
– panxhar, karrota dhe selino;
– karrota apo kastravec, spinaq, dhe majdanoz.
Për të rritur rezultatet, shtoni një thelb hudhër në lëngjet tuaja.
Ushtrimet fizike
Ndryshimi kryesor i jetesës që kërkohet nga shumë njerëz me presion të lartë të gjakut është të zhvendosen nga një mënyrë jetese e të qëndruarit ulur në atë që është më aktive dhe që ofron ushtrim të rregullt të paktën tre herë në javë. Dy zgjedhje të shkëlqyera të stërvitjes që janë të sigurta dhe të kënaqshme, janë ecja e shpejtë dhe noti. Mundësi të tjera përfshijnë ekzskursionin, ngarjen e biçikletës, vrapimi, ose duke ushtruar në një rebounder (mini-trampoline) për 5 deri 10 minuta – tre herë në ditë. Hulumtimet kanë treguar se të gjitha aktivitetet e tilla mund të ulin tensionin e gjakut për shkak të përfitimeve aerobe (Oksigjenimit) që ato ofrojnë.
Ekstrakti i gjetheve të ullirit
Një studim i ri ka zbuluar se ekstrakti i gjetheve të ullirit është shumë i dobishëm për uljen e presionit të lartë dhe të kolesterolit “të keq”.
Kastraveci
Lëngu i kastravecit përmban një hormon i cili është i nevojshëm për qelizat e pankreasit për prodhimin e insulinës, e cila është gjetur të jetë e dobishme për pacientët diabetik. Hulumtuesit kanë zbuluar se një kompleks i trangujve i quajtur sterole mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit. Trangujt përmbajnë shumë kalium, magnez dhe fibra. Këto punojnë në mënyrë efektive për rregullimin e presionit të gjakut. Kjo i bën trangujt të mirë për trajtimin e të dyve: tensionin e ulët dhe tensionin e lartë të gjakut.