Gjatë prezantimit zyrtar te Interi blerja më e fundit Xherdan Shaqiri, edhe pse luan për Kombëtaren e Zvicrës, nuk ka harruar të tregojë origjinën e tij. “Interi ka shumë tifozë shqiptarë, por në përgjithësi ka nga e gjithë bota. Unë jam i lindur në Kosovë. Jam shqiptar nga Kosova”, u shpreh Shaqiri. 14:00 – Në orën 13:00, në një konferencë për shtyp, Interi ka prezantuar zyrtarisht blerjen e tij më të fundit, shqiptaro-zviceranin Xherdan Shaqiri, i ardhur nga Bayern Munchen në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni. Gjatë fjalës së tij Shaqiri u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e zikaltërve dhe se Interi ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënte. “Agjenti im, vëllai im, ka studiuar disa opsione të mundshme. Ishte edhe Juventus por Interi ishte zgjedhja më e mirë, nuk kam dyshime dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”, tha shqiptari nga Gjilani. Prezantimi numrit 91 u bë në praninë e drejtuesve Fassone dhe Ausilio si dhe të teknikut Roberto Mancini që u shpreh shkurtimisht: “Nuk ka nevojë për shumë fjalë”. /albeu.com/
You Might also Like
Kujt i dërgoni më së shpeshti e-mail
Shfletuesi i njohur “Google” e ka opsionin e ri, atë “Activity”, me ndihmën e të…
By
Redaksia
1 Min Read
iPad Air është 80 për qind më i shpejtë se iPad 4
Apple prezantoi tabletin e saj të ri iPad Air javën e kaluar, i cili është…
By
Redaksia
2 Min Read
Njeriu i verbër që përdor Instagram-in për të shpërndarë fotografi
Tommy Edison është i verbër, por i pëlqen që ta përdor aplikacionin për editim dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Apple blen një kompani sistemi të pozicionimit global për të përmirësuar Apple Maps
Gjigandi i teknologjisë Apple së fundmi ka blerë Coherent Navigation, një kompani të fokusuar në…
By
Redaksia
1 Min Read
Cicërimat në Twitter do të shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google
Në momentin që ju kërkoni diçka në “Google Search”, tani e tutje në rezultatet e…
By
Redaksia
1 Min Read
TRANSFORMER PAD INFINITY
Apple, me sa duket, nuk është e vetmja kompani që mund të ofroj shumë pikselë…
By
Redaksia
1 Min Read
