iPad Air është 80 për qind më i shpejtë se iPad 4

Apple prezantoi tabletin e saj të ri iPad Air javën e kaluar, i cili është më i lehtë dhe i hollë se iPad-i i mëparshëm.

Tableti i Apple do të vazhdojë të mbajë ekranin retinë, por një përmirësim i madh për harduerët e tij është përfshirja e procesorit 64-bit A7, duke e bërë atë tabletin më të fuqishëm iOS deri më tani. Sipas testimeve të bëra kohët e fundit, pretendimet janë të vërteta, pasi iPad Air është gati dy herë më i fuqishëm se iPad-i gjeneratës së katërt.

Për të qenë më të saktë, iPad air është mbi 80 për qind më i shpejtë se iPad-i i gjeneratës së katërt, sipas firmës Primate Labs që ka testuar të dy tabletët. Themeluesi i Primate Labs, John Poole beson se arsyeja për performancën e lartë të iPad Air është pjesërisht për shkak të procesorit të tij të shpejtë, por gjithashtu mund të jetë për shkak të baterisë më të madhe, shasisë së tij, ose një kombinim i të dyjave.
iPad Air pritet që të dalë në treg të premten nëpër disa vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Japoninë dhe, për herë të parë, Kinë .Versioni i iPad Air me 16GB dhe Wi-Fi do të shitet për 499$, ndërsa versioni me 16GB Wi-Fi & 4G do të kushtojë 629$. /krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakIzrael: U miratuan planet për ndërtim në Jerusalemin Lindor
Artikulli vijuesApple zbulon probleme në baterinë e iPhone 5S