New York – Stilistja indoneziane Annies Hasibuan ka prezantuar koleksionin e saj të ri të veshjeve për femrat me hixhab në eventin më të madhe të modës në botë atij të New York Fashion Week.
Bëhet fjalë për indonezianen e parë të mbuluar, e cila merr pjesë në “New York Fashion Week” gjatë të cilës këtë javë publikut do t’i prezantohen trendet më të reja në botën e modës shkruan Daily Mail.
Më para edhe firma e njohur italiane, Dolce and Gabbana ka prezantuar në pasarelat e modës koleksion dedikuar femrave të veshura me hixhab.
Koleksioni për femrat me hixhab i Hasibuan u shoqërua me duartrokitje të mëdha. Veshjet urbane, veshje solemne kryesisht ishin të frymëzuara nga diversiteti kulturor i Indonezisë dhe ngjyrat tipike të këtij arkipelagu me ngjyra ari dhe ajo pjeshke.
Veshjet ishin sa tradicionale aq edhe moderne si në stil dhe ngjyra.