Sheholli: Në veri të Mitrovicës nuk vjen era shtet i Kosovës

Fatmir Sheholli, njohës mardhënieve ndëretnike, ka thënë në në Tribuna Channel, se në Mitrovicën e Veriut nuk vjen era shtet i Kosovës.
Gjatë debatit ka reaguar anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Neser Rugova, i cili e ka thënë se pse nuk vie “era” Shqipëri në Preshevë e vendet e tjera ku ka shqiptarë.
Ai ka shtuar se Lista Serbe merr dorë në Beograd, gjë që ka ndikuar që Serbia të shtyjë proceset e Kosovës.

Ndërsa Sheholli ka thënë se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë kusht për Qeverinë e Kosovës për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka shtuar se asnjë deputet i Listës Serbe nuk është pjesë e partisë së Vuqiqit.
“Rrënjët e kësaj liste janë të Partisë Liberale Serbe. Sa i përket demarkacionit asnjë kusht lista serbe nuk ka pasur për të votuar atë”, ka thënë Sheholli.

Artikulli paraprakSkandali i qofteve: Brumi dhe mishi i qofteve në dysheme (Foto)
Artikulli vijuesPrezantohet hixhabi në pasarelat e modës