Prifti Arsenije trondit Serbinë: Vajzat tona duhet të vishen si myslimanet

Paraqitja e priftit Arsenije Jovanoviç në një emision televiziv, ka shkaktuar debate të shumta në Serbi dhe Mal të Zi. Ai ka kërkuar nga vajzat serbe të mos zhvishen, të mos vendosin pirsingje dhe të mos vizatohen me tatu, por vishen si vajzat myslimane.

“Ne të krishterët shpeshherë tallemi në stilin shikoji këto myslimanet se si janë mbuluar. Si ore vëlla janë mbuluar? Ata po i ruajnë, po i shpëtojnë vajzat dhe gratë e tyre. Sepse, në fakt një shoqëri varet nga gruaja e shëndoshë. Nga vajza e shëndoshë, fisnike dhe me moral. Pse gjermanët nuk po munden të ju bëjnë asgjë turqve. Sepse ata i ruajnë gratë e tyre. Ndoshta veshja e tyre duket paksa e çuditshme për ditën e sotme, mirëpo ajo veshje megjithatë ruan fisnikërinë dhe moralin. Shikoj krishteret, serbet e reja sot në Beograd, Podgoricë. Të shqyera, të zhveshura, të shpuara, me tatu. Kjo në fakt dërgon porosinë- më merr, dërgom dhe bën me mua çka të duash. Ju lutem, nuk mund të thotë ajo unë jam vajzë e mirë, kur krejtësisht është e zhveshur, me pirsing në kthizë, kur gjithçka shifet. Sot janë në modë pantallonat e ngushta. Më mirë të dalish e zhveshur, sepse ato janë si hullahope. Aq shumë janë të ngjitura për trupi, sa që vërehet çdo ndarje e trupit. Dhe aspak më nuk janë tërheqëse. Edhe unë jam mashkull, nuk jam engjëll. Për mua janë më interesante femrat të veshura me ndonjë fustan, që pak t’i lë vend fantazisë, e jo …”, ka thënë prifti Arsenije.

https://www.youtube.com/watch?v=JXroO0pGBu8

Artikulli paraprakPKK i ka shkaktuar dëm prej 100 milionë dollarësh Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut
Artikulli vijuesISIS-i dhe Iblisi