Dr Selman Aude
A e keni lexuar përvojën e vajzës Liz Murray?
Ajo ka marrë pjesë në kumtesat e Bler, Gorbaçov dhe Dalai Lama.
Prindërit e linin krejt vetëm dhe pa ushqim, saqë detyrohej të shuajë urinë me kuba akulli të frigoriferit, ose me pastë dhëmbësh.
Kur filloi shkollën dhe u ul në bankë, morrat i binin nga flokët në fletoren e detyrave.
Qëndronte zgjuar që të bënte kujdes që i ati të mos e dhunojë fizikisht kur kishte nevojë për drogë!
Falë rezultateve të larta në mësime, ajo fitoi një bursë në universitetin e Harvardit, prej ku startoi suksesi i saj.
Nga një e pastrehë, ajo u shndërrua në një burim frymëzimi për njerëzit.
Kur lexon për përvoja jetësore të tilla të cilat të lënë me gojë hapur, menjëherë fillon e bën krahasime mes kushteve të saj dhe kushteve të tua, vuajtjeve të saj dhe vuajtjeve të tua, por edhe rrugën që mund të ndjekësh.
Fjalët e shkruara mbi një letër, apo të regjistruara në video, nuk janë simbole të vdekura, por pulsojnë jetë, ato janë fjalë me shpirt. Jo, nuk janë shkronja shurdhe, por janë zëra që buçasin, që dëgjohen nga veshi, regjistrohen nga truri dhe që ngushëllojnë zemrën.
Disa tekste, fjalë dhe histori, shndërrohen në një pjesë të pandarë të qenies tënde.
Fukarallëku, vuajtjet dhe mungesa e strehës, njëlloj si pasuria, fama dhe rinia, nuk zgjasin shumë. Njohja dhe dije mbeten lavdia më e madhe personale e robit. Prandaj, lexoje dhe shihe librin si njeri, shihe tekstin e shkruar si një botë që gëlon jetë.
Bota është një libër madhështor, produkt i dorës hyjnore, e cila ka perfeksionuar gjithçka. Sendet dhe gjithçka në natyrë, janë abc-ja për këdo që mund të lexojë.
Ti je një shkronjë nga libri i këtij universi të mrekullueshëm, prej të cilin mund të përfitosh maksimalisht, nëse motivon veten.
Shikimi, dëgjimi, imagjinata, zemra, mjetet e leximit për një që shikon si ti… mund të shërbejnë si frymëzues për të nxjerrë mesazhe të paharrueshme. Ato janë porta hyrëse drejt botës së njeriut.
Babai lexon fytyrat e fëmijëve të tij, i dashuri lexon ndjenjat e të dashurës, bujku lexon natyrën pa surpriza, i mençuri lexon veten para se të lexojë të tjerët.
Një i ditur thotë:”Përqafoje librin para se të kullufitësh ushqimin, bëhu “qen” i cili e ruan një kockë, ndërkohë që po han një tjetër që i është hedhur!
Që atë ditë, më kujtohet se asnjëherë nuk kam qenë vetëm, edhe kur jam gjendur në një dhomë të kyçur.
Rrënjët historike të librit janë këtu, pranë nesh, në Babiloni, aty ku derdhen lumenjtë. Megjithatë, ato emigrojnë larg, duke na lënë në injorancë të thellë.
Leximi është kënaqësia që nuk shuhet dhe që vetëm sa vjen e rritet, ndërkohë që fishken kënaqësinë e tjera.
Njeriu që lexon është njeri që pulson jetë.
Leximi i vërtetë ndërthuret me ndërtimin dhe prishjen, me formulimin dhe riformulimin, me sistemimin dhe analizën.
Akoma vazhdoj ta shoh librin si një thesar i cili zgjon brenda vetes habi dhe kënaqësi, ai më rrëmben nga bota ime e rëndë dhe më çon drejt horizonteve të gjera dhe pafund.
Ashtu siç kam qenë dhe fëmijë, edhe sot e kësaj dite i gëzohem librit, të cilin e konsideroj si dhuratën më të vyer.
Leximi për të gjithë, është njëlloj si ushqimi për të gjithë!
Në rrugën Frankfurt, gjen objekte që përmbajnë libra, të cilët mund ti lexosh por dhe ti marrësh dhe ti kthesh sërish.
Besimi që u përcillet njerëzve, se mund të jenë të besueshëm pa u mbikëqyrur, është besim tek aftësitë e tyre racionale se mund ta dallojnë gabimin nga e mira.
Leximi i fëmijëve në librat me përralla të ilustruara, është tregues dhe sihariq i pjekurisë së tyre edukative.
Ti analizosh shkronjën një analfabeti apo një fëmije, është e barabartë me prishjen e një magjie, pasi është një eksplorim dhe zbulim i rrezikshëm. Kur isha fëmijë, kaloja pranë tabelave dhe i lexoja shpejt e shpejt, sikur po zbuloja një shqisë të re përveç asaj të shikimit dhe dëgjimit.
Panairet e librave janë një traditë kulturore e cila shpreh ndërgjegjësim dhe dinamikë pozitive në këtë fushë.
Studenti që i hedh një shikim të fundit librit, para se të hyjë në sallën e provimit, sikur i jep lamtumirën e fundit. Një student i tillë, nuk diplomohet asnjëherë, madje, ai as që ia ka nisur studimeve.
Përktheu: Elmaz Fida