
Dje gjatë ditës është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin e Policisë, thuhet se personi i dyshuar është konsumues i substancave narkotike, transmeton Klan Kosova.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.