Procesi ndaj Mladiqit rinis më 9 korrik

Tribunali për Krime Lufte i ish Jugosllavisë tha se procesi gjyqësor për gjeneralin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq do të vazhdojë më 9 korrik, pasi që ishte pezulluar gjatë këtij muaji.

Mladiq, që është arrestuar në Serbi në majin e 2011-ës pas 16 vjetësh në arrati, akuzohet për gjenocid dhe krime tjera të luftës, si dhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
Procesi gjyqësor qe shtyrë, një ditë pasi filloi, për një afat të pacaktuar, për shkak të mënyrës së paraqitjes së provave nga prokuroria.
Prokuroria e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë nuk ia ka dorëzuar disa dëshmi mbrojtjes së Mladiqit, për çka ka qenë ligjërisht e detyruar ta bëjë./ndx/kohaislame

Artikulli paraprakSTERILITETI – PAPJELLORIA
Artikulli vijuesPa provim pranues në shtatë fakultete