Prodhimi i naftës dhe aluminit në Bahrein në plan të parë

Në vendin ku gjuha zyrtare është arabishtja në të njëjtën kohë fliten edhe gjuhët si anglishtja, persishtja dhe urdu

Bahreini i cili do të vizitohet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në vendet e Gjirit, është vendi arkipelag prej 33 ishujsh, ku gjysma e popullsisë prej 1.4 milionë banorësh përbëhet nga të huajt. Bahreini i cili kryeson në prodhimin e naftës, aluminit dhe të perlave tërheq vëmendjen me pozicionin strategjik në Gjirin Persik, raporton Anadolu Agency (AA).

Stacioni i parë i vizitës 4 ditore të presidentit Erdoğan do të jetë Bahreini i cili është vendi arkipelag i përbërë nga 33 ishuj të mëdhenj dhe të vegjël në Gjirin Persik dhe i cili në perëndim ka Arabinë Saudite me një largësi 24 km dhe në juglindje Katarin me 45 km.

Fjala “Bahrein” në gjuhën arabe ka kuptimin “në mesin e dy deteve” dhe vendi që ka kryeqytet Manamanë ka një sipërfaqe prej 760 km katrorë.

Pjesa më e madhe e strukturës etnike e popullsisë prej 1,4 milionë banorësh e Bahrejnit përbëhet me 46 për qind nga popullata vendase e Bahreinit dhe me 45 për qind nga aziatikët. Ndërsa popullsitë e tjera me origjinë arabe, afrikane dhe evropiane përbëjnë një pjesë të vogël me 8.5 për qind.

Shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanët

Në vendin ku gjuha zyrtare është arabishtja në të njëjtën kohë fliten edhe gjuhët si anglishtja, persishtja dhe urdu. Ndërsa 70 për qind e popullsisë në vend përbëhet nga muslimanët. Gjithashtu në vendin ku popullata shiite ka një intensitet brenda muslimanëve theksohet se në vend janë 15 për qind kristianë, 10 për qind hindu dhe në përqindje më të vogla budistë dhe hebrenj.

Dinastia sunnite Al Halife kaloi në qeverisje të Bahreinit në vitin 1783, i cili më pas me marrëveshjen e përhershme të paqes dhe miqësisë të nënshkruar në 1861 u bë koloni e Britanisë, ndërsa në vitin 1971 fitoi pavarësinë.

Në krye të vendit i cili drejtohet me monarki qëndron mbreti Hamad bin İsa Al Halife i cili ka ardhur në pushtet në vitin 1999. Ndërsa detyrën e kryeministrit e kryen Halife bin Salman Al Halife.

Vëllimi tregtar në total mes Turqisë dhe Bahrejnit është 330 milionë dollarë

Vendi i cili shquhet për prodhimin e naftës, perlave, dhe të peshkut eksporton naftë dhe produktet të saj, alumin dhe produkte të tekstilit, ndërsa importon minerale të lëndës djegëse, makineri, pajisjet elektrike dhe elektronike.

Bahreini nga Turqia importon duhan dhe produkte të tij, hekur-çelik, automjete dhe pajisje të tyre, dhe gjithashtu eksporton në Turqi alumin dhe produktet të tij, pleh, pambuk dhe produkte tekstilesh të pambukta.

Bahreini ka një vëllim eksportesh vjetore prej rreth 12 miliardë dollarë dhe rreth 8 miliardë dollarë importe. Ky vend sipas të dhënave për vitin 2015 kishte një vëllim tregtar në total prej 330 milionë dollarë me Turqinë, ku teksa eksporton 105 milionë dollarë importon produkte nga Turqia me një vlerë 225 milionë dollarë.

Afërsisht 11 për qind e territorit të Bahreinit përdoret për aktivitetet bujqësore, si dhe në vend ka një bregdet prej 161 km, ndërsa të ardhurat e brendshme bruto të Bahrenit arrijnë afërsisht deri në 66.4 miliardë dollarë.

Me kalimin e çdo viti Turqia me pasuritë historike, turistike dhe artistike pret gjithmonë e më shumë qytetarë të ardhur nga Bahreini.

Në vitin 2000 Turqinë e kanë vizituar 491 qytetarë nga Bahreini, ndërsa në vitin 2014 kjo shifër ka arritur në afërsisht 24 mijë, dhe në vitin 2015 duke treguar edhe më shumë rritje ka arritur në afërsisht 32.500 persona. Ndërsa brenda komunitetit shumë të kulturuar të Bahreinit ndodhen afërsisht 2.600 qytetarë turq.

Mbreti i Bahreinit, një prej liderëve të parë arabë që ka mbërritur në Turqi pas tentativës për grusht shteti

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë nisur në vitin 1973, dhe në vitin 1990 Turqia ka hapur ambasadën në Manama, ndërsa Bahreini ka hapur ambasadën në Ankara në vitin 2008.

Marrëdhëniet ekonomike me dy vendeve vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen me takimet e Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Këshillit të Biznesit Turqi-Bahrein, takimeve të Forumit të biznesit, etj.

Turqia me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit ku edhe Bahreini është anëtar, vazhdon marrëdhëniet të cilat janë në pozitën e partneritetit dhe dialogut strategjik. Turqia me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit ka një vëllim tregtar në total me 16 miliardë dollarë, dhe për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes i organizatës dhe Turqisë kryhen rregullisht samite, forume dhe takime.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit vitin e kaluar në muajin tetor në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të ministrave të mbajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, shpalli “organizatë terroriste” organizatën terroriste FETÖ e cila tentoi të kryejë grushtin e shtetit më 15 korrik në Turqi, duke deklaruar se mbështeste luftën e Turqisë.

Gjithashtu mbreti i Bahreinit Hamad bin Isa Al Halife, ishte një prej liderëve të parë arabë që për të treguar solidarizim vizitoi Turqinë në muajin gusht pas tentativës për grusht shteti.

Presidenti Erdoğan me Al Halife patën nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Bahreinit në fushat e aviacionit, drejtësisë, sportit, kulturës dhe arsimit.

Artikulli paraprakMogherini paralajmëron Trumpin: Jo ndërhyrje në punët e BE-së
Artikulli vijuesBrazil, marrëveshje për ndërprerjen e grevës policore