Në QKUK, pacientit i hiqet tumori 18 centimetra, ja sa orë zgjati operacioni

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.

Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit, duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.

Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut, siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

Në përvojën e ekipit mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipi operator përbëhej nga Rexhep Kasumaj, Isa Haxhiu, Bashkim Gllareva, Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheq Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve, Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli.

Artikulli paraprakNivelizimi i pagave për punën e njëjtë pritet të rregullohet në fillim të 2018-ës
Artikulli vijues7 rregulla të Bill Gates, që nuk t’i mëson shkolla por të duhen gjithë jetën