Profesori Bilalli paralajmëron një luftë të re në Maqedoni?!

Profesori universitar dhe ish këshilltari Ii kryeministrit maqedonas, Mersel Bilalli, konsideron se Maqedonia po shkon drejt një stabilizimi me përmasa dramatike, shkruan Zhurnal. Ai këto vlerësime i ka bërë në profilin e tij në Facebook, pasi Parlamenti i Maqedonisë vendosi të shpërbëhet vetëm me pëlqimin e VMRO-DPMN-se dhe BDI-s, ndërsa LSDM-ja vendosi ti bojkotojë zgjedhjet parlamentare më 5 qershor.

Profesori Bilalli thotë se këto zgjedhje kanë dështuar, mirëpo gabimi më i madh u bë që në fillim, që Gruevski nuk u detyrua të japë dorëheqje që në ditët e para kur filluan të publikohen bombat e Zaevit, ashtu siç bëri kryeministri i Islandës i cili dha dorëheqje menjëherë pas publikimit të skandalit. Ai thotë se me mospjesëmarrjen e asnjë partie opozitare në këto zgjedhje Maqedonia shkon drejt destabilizimit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Profesorit Bilalli


Zgjedhjet madje që para shpalljes kanë dështuar. Si duket asnjë parti opozitare nuk merr pjesë. Secila parti që do të merrë pjesë vetëm se do të mbajë pëtgjegjësi për mbajtjen në jetë një regjim të kriminalizuar në nivel gjer tani të panjohur në histori. Gruevski me bashkëpunëtorët dhe gjithë qeverinë duhej të jep dorëheqje që në start të aferave nga posti kryeministër dhe lider partiak (ashtu siç bëri kryeministri i Islandës), që gjykata e pavarur ta cakton drejtësinë. Tani çdokush duhet ta di mirë se me përkrahje të këtij regjimi shkojmë drejtë destabilizimit me përmasa dramatike…

Artikulli paraprakArmëpushim mes Armenisë e Azerbajxhanit pas 64 viktimave
Artikulli vijuesLëvizja BESA: Maqedonia nga kriza e thellë politike ka shkuar më tej dhe tash është buzë greminës