Në aeroportet ndërkombëtare Turqia do të vendosë sistemin e mbrojtjes kundërajrore me raketa tokë-ajër, të cilin do ta integrojë me sistemin ekzistues që operon në kullat e kontrollit në kuadër të Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI).
Në kuadër të projekteve që Ministria e Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit planifikon të realizojë në bashkëpunim me Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe kompaninë ASELSAN do të ndërtohen “sisteme të mbrojtjes kundërajrore me raketa tokë-ajër”, nga të cilët 11 janë prioritare dhe do të vendosen në 11 aeroportet që përdoren për fluturime ndërkombëtare.
Sipas kësaj në sistemin e vëzhgimit të radarëve që ndodhen në kullat e kontrollit të fluturimeve që momentalisht operojnë në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit të Aeroporteve Shtetërore në Turqi (DHMI) do të integrohet sistemi i ri i sigurisë ajrore që do të instalohet nga njësitë përkatëse të Forcave të Armatosura (TSK).
Në këtë mënyrë kur një “objekt fluturues i paidentifikuar” hyn në radarët që do të ndiqen nga punonjësit e kullës së kontrollit ajror do të angazhohet sistemi i ushtrisë.
Në rast se do të dështojë tentativa për të kontaktuar me mjetin ajror në fjalë atëherë nga sistemi i sigurisë ajrore i Forcave të Armatosura Turke do të lëshojë një raketë tokë-ajër dhe do të neutralizojë objektin fluturues të paidentifikuar (OFP).