Prostitucioni, 5 shqiptarë në pranga

Pesë shqiptarë përfunduan në pranga në dy operacione të ndryshme të policisë italiane në luftën kundër prostitucionit.

Sipas mediave italiane, në Xhenova përfunduan në pranga shtetasit Bukurosh Çela, Rigers Lula dhe Arbër Maçellari, që të tre 28 vjeç, ndërsa në zonat periferike të Milanos u prangos Ilir Rinxhi, 35 vjeç dhe në Kozenca Arjan Zenuni 33 vjeç.

Në Xhenova, banda e tre shqiptarëve kontrollonte prostitucionin në një nga lagjet rezidenciale të qytetit. Sipas autoriteteve italiane, kreu i bandës mendohet të jetë Bukurosh Çela. Ata shfrytëzonin një grup vajzash të reja nga Shqipëria dhe Rumania.

Vajzat detyroheshin të prostituonin çdo natë nga ora 22 deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëse nuk dorëzonin sasinë e parave të caktuar tek tutorët e tyre, rriheshin apo izoloheshin për ditë me radhë në dhoma.

Në Milano, po për të njëjtat akuza u prangos Ilir Rinxhi, vjeçe 35 ndërsa në Kozenca Arjan Zenuni 33 vjeç.

/ Tch/kohaislame

Artikulli paraprakTë paktën 20 të vdekur nga sulmet ajrore në perëndim të Sirisë
Artikulli vijuesTë mirat e pjeprit