Protesta mbështetëse ndaj qeverisë së Erdoganit nga turqit në Amerikë

Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua një miting ku protestohej dhënia e lajmeve në mënyrë të egzagjeruar në Amerikë në lidhje me protestat e Parkut Gezi si dhe përdorimi i dhunës nga ana e protestuesve. Në sheshin ku u mblodhën qindra turq, u organizua mitingu “Paltforma Çdo gjë për Turqinë”. Në mitingun ku morën pjesë shumë qytetarë nga Republikat turke, ishin edhe shumë përfaqësues nga vendet e Ballkanit.

Mitingu ku morën pjesë shumë familje që kishin marrë me vete edhe fëmijët, kaloi në atmosferën e një festivali.

Koordinatori i kësaj platforme, në fjalimin që mbajti, theksoi se anarkia, në shoqëritë demokratike nuk mund të pranohet si një metodë proteste. “Protesta e ndjeshme e aktivistëve ambientalistë të cilën ne e mbështetëm, u keq përdor nga palë me qëllime të tjera dhe arriti deri në kërkimin e dorëheqjes së qeverisë që ka ardhur në pushtet me rrugë demokratike. Këto palë duke krijuar përshtypjen se përjetohet një luftë civile, mundohen të gënjejnë perceptimin e tërë botës. ne jemi këtu për të treguar perceptimin e gabuar në lidhje me Turqinë që kërkohet të krijohet në sytë e popullit amerikan” tha Halil İbrahim Danışmaz.

Ndërkaq ai i bëri thirrje kanalit televiziv amerikan CNN që ti japë fund transmetimeve që mbajnë anë dhe që provokojnë masat në lidhje me ngjarjet në Taksim./trt/kohaislame

Artikulli paraprakHasan Ruhani, fiton zgjedhjet presidenciale në Iran
Artikulli vijuesEgjipti kërkon: Hezbollahu jashtë Sirisë