Hasan Ruhani, fiton zgjedhjet presidenciale në Iran

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Iran është i cili thuhet se është mbështetësi i reformave, Hasan Ruhani.

Ruhani mori 50.7% të votave dhe në fjalimin që mbajti pas fitores tha se kjo është fitorja e vizionit përparimtar, moderuar dhe rritjes ekonomike.

Ruhani që do të jetë presidenti i të gjithëve, përfshi edhe atyre qe janë më të ashpër, dha mesazhin se do tu afrohet më butë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ruhani 64 vjeçar tha: “për demokracinë, bashkëpunimin dhe për tregimin e respektit ndaj negociatave, ekziston një shans i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Ai njeh 5 gjuhë të huaja dhe pritet të marrë detyrën në muajin gusht. Edhe lideri fetar përgëzoi Ruhanin për fitoren. Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të ditur se respektojnë vullnetin e popullit iranian dhe u dha deklarata ku thuhej: “shpresojmë që qeveria e Iranit të bëjë zgjedhje përgjegjëse për të ardhmen e popullit”.

Për shkak se kontrolli i sigurisë së Iranit gjenden ende në duart e liderit fetar Hamanej, nuk priten ndryshime për një periudhë afatshkurte në marrëdhënie me vendet e Perëndimit./trt/kohaislame

Artikulli paraprakHudhra ndihmon luftimin e kancerit
Artikulli vijuesProtesta mbështetëse ndaj qeverisë së Erdoganit nga turqit në Amerikë