Rrëfim nga jeta e shejh Albanit

Kur shejh Albani ishte mësimdhënës në Universitetin e Medines.

Kur isha mësimdhënës në Universitetin e Medines, rrugës takoja studentë duke shkuar këmbë në mësime, edhe pse ata kishin autobusin që i transportonte, por si zakonisht disa vonoheshin, ndërsa unë i merrja në veturën time në mënyrë të ta zënë mësimin.

Kurse profesorët tjerë sikur të ishin mbretër, ata nuk e merrnin askë në veturë.

Kjo ka bërë që studentët të lidhen me Albanin dhe ta duan shumë, duke shtuar edhe arsyen tjetër që ai u ipte dije të cilën nuk e kishin dëgjuar më parë (shkencën e hadithit). Ata filluan një gjuhë të re tani, kur dëgjonin hadithe nga profesorët e lëmive të ndryshme, i pyesnin: “profesor, kush e transmeton këtë hadith?

A është i saktë zingjiri i tij?….” saqë mësimdhënësit mbetën të befasuar!

(Shejh Albani, “Rrëfim për jetën e tij” 5)

Shkrime te reja nga Xhamiambret

Artikulli paraprakKëshillat e Profetit alejhis selam djalit të vogël
Artikulli vijuesLutja e pranuar