PËRFUNDOJNË GËRMIMET PËR ‘RASTIN E KORISHËS’

Ekspertët e EULEX-it dhe ekspertët vendor, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, të përkrahur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur – Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar gërmimet vlerësuese, përkatësisht zhvarrimin në lokacionin e shënjuar në mes të fshatrave Korishë dhe Lubizhdë.

“Gërmimet kanë zgjatur mese gjashtë javë, të realizuara me profesionalizëm nga ana e ekspertëve. Gjatë kësaj periudhe, në lokacionin e shënjuar tek ish-Poligoni i Gjuajtjes, në fshatin Korishë, janë zhvarrosur dhjetëra mbetjet mortore. Me gërmimin e realizuar, për të tretën herë, gjatë këtyre javëve, në një sipërfaqe rreth 10 000 m² (dhjetëmijë metra katror), ‘Rasti i Korishës’ përfundimisht mbyllet, në kuptimin e gërmimit vlerësues dhe zhvarrimeve në kërkim të mbetjeve mortore të viktimave të luftës”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës.

Gërmimet janë realizuar në dy faza. Faza e parë, apo faza e çminimit të lokacionit dhe përgatitjes për fazën e gërmimet apo ekzaminimit mjeko-ligjor, është realizuar nga ana e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Bashkë-Drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë Ligjore (nga radhët e EULEX-it) shprehin falënderimet për angazhimin e FSK-së, për punën profesionale dhe më përkushtim.

Kurse faza e dytë, është realizuar nga ana e ekspertëve të EULEX-it dhe ekspertëve vendor, në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

Sipas komunikatës, mbetjet mortore të zhvarrosura, shumica nga të cilat pjesë kockore apo fragmente të mbetjeve mortore, aktualisht gjenden në fazën e ekzaminimit mjekoligjor dhe përgatitjes për analizën e ADN-së.

Në bazë të të dhënave të fundit, aktualisht numri i mostrave që pritet të procedohen për identifikim përmes analizës së ADN-së ka arritur në rreth 68 mostra.kohaislame

Artikulli paraprakPse nuk po hetohen vëllezërit e Hashim Thaçit?
Artikulli vijuesLUFTËTARËT PËR TRE MUAJ DUHET TË HYNË NË LISTËN ZYRTARE