Qytetarët e Kriva Pallankës nesër do të dalin në protestë kundër siç thonë ata “Islamizimit të Kriva Pallankës”.
Protesta do të mbahet nesër në ora 13:30 në vendin e quajtur “Solarski Most”. Një ndër organizatorët thotë se nuk do të lejojmë që ky qytet i pastërt etnikisht të Islamizohet. Përndryshe në Kriva Pallankë jetojnë shumë Myslimanë që javën e kaluar kanë bërë hapjen e Xhamisë në qztetin kufitar me Bugarinë, Kriva Pallankë.
Ky veprim siduket ka ngjallur ndjenjat islamofobe në atë pjesë të banuar kryesisht me popullatë maqedone./KOHAISLAME