Protestuesit mbushin sheshin

 E plotesuar: Protestuesit janë tejet të revoltuar, kurse organizatorët po përpiqen t’i vënë nën kontroll.

Protestuesit po brohorasin “UÇK Drenica” dhe shumë prej tyre kërkojnë që të shkohet te selia e EULEX-it.
Aktualisht protestuesit kanë hyrë në sheshin kryesor të qytetit, “Tereza”.

Nis marshimi protestues

Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin protestues në mbrojtje të ushtarëve të UÇK-së që po përballen me EULEX-in nën dyshime për kryerje të krimeve të luftës.

“Unë e vrava Bullatovicin” dhe “Mos ma gjykoni lirinë”, janë disa prej pankartave të protestuesve. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakGoogle Translate integrohet në Google Chrome për Android
Artikulli vijuesProtesta kundër kishës serbe