Skandaloze: Shifra alarmante të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve ka shënuar rritje alarmante. Vetëm nga viti 2008 deri më 2011 janë shënuar 182 raste të dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

Sigurisht që të gjithëve ju kujtohet rasti i shtatë vjeçares Elona Krasniqit, nga Karaqica Shtimes, të cilin mizorisht e kishte dhunuar e më pastaj e kishte vrarë axha i saj Sinani.
Sinan Krasniqi, pasi e kishte marrë mbesën e tij 7 vjeçare Elonën dhe e kishte dërguar tek vendi i quajtur “Kodra e Ahishtës”, e kishte përdhunuar dhe pastaj e kishe varur me pantallonat e saj.
Pas disa ditësh, Sinan Krasniqi e kishte pranuar se është përdhunuesi dhe më pas vrasësi i mbesës së tij 7-vjeçare, Elona Krasniqi.
Rasti i Elona Krasniqit i ndodhur në vitin 2006, tregon se edhe në Kosovë është i pranishëm fenomeni i pedofilisë, apo keqpërdorimit seksual të fëmijëve në forma të ndryshme. Kurse, sipas të dhënave të policisë së Kosovës vetëm në periudhën janar –qershor të këtij viti kanë ndodhur 21 raste të abuzimit seksual të keqpërdorimit seksual të fëmijëve./bs/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipt: Protesta të freskëta
Artikulli vijuesShkollat tona, edukim apo dhunë?